Aktualitet

Kanoste një vajzë në rrjetet sociale dhe i kërkonte para, shpallet në kërkim 24-vjeçari

10 Shkurt 2021, 13:11 Nga DOSJA
Kanoste një vajzë në rrjetet sociale dhe i kërkonte para,

TIRANË– Një vajzë e re ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit pasi një 24-vjeçar e ka kanosur duke i kërkuar para.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se e reja ka bërë kallëzimin në polici, pas kërcënimeve të shumta që ka marrë.

Pas denoncimit, policia ka shpallur në kërkim të riun me inicialet K.K., dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë: Më datë 09.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. K., 24 vjeç, sepse nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes shpallet ne kerkim 24 vjecarja policia e tiranes shpallet ne kerkim 24 vjecarja

Sondazh

Poll