Aktualitet

Gjykata i la të lirë! Rishikohet vendimi, prokurorja rikthen në burg autorët e vrasjes së Pelivan Sinanrrapaj

10 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
Gjykata i la të lirë! Rishikohet vendimi, prokurorja rikthen në

TIRANË– Debati që nisi për ‘Rilindjen’ në Ballash ditë më parë la të vdekur Pelivan Sinanrrapaj, në burg dy persona dhe një në ‘detyrim paraqitje’. Ferdinant Merkaj, Festim Alimerkaj dhe Fitim Zerkaj janë tre shokët nga Ballshi të cilët rrahën për vdekje Sinanrrapaj më 29 janar. Fillimisht ata u ndaluan nga policia për krimin që bënë, dolën para gjyqtarit Piro Sota i cili në seancën e 31 janarit vendosi lirimin e 3 autorëve.

Gjykata i la të lirë me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme, duke lënë “Arrest shtëpie” për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merkajn, ndërsa për Fitim Zekajn u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Pas këtij vendimi familjarët e të ndjerit kërkuan që tre personat të ishin pas hekurave. Mirëpo vendimi u apelua nga Prokuroria!

Të tre të akuzuarit dolën ditën e sotme përsëri para trupit gjykues me Prokuror Elida Hoxha dhe gjyqtar Piro Sota. Në fund të gjykimit nga ana e prokures Hoxha është kërkuar masa e vlerësimit arrest me burg për 1 prej autorëve, Festim Alimetaj me akuzën e plagosje në bashkëpunim.

Akuza për të tre autorët ka ndryshuar nga vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, në “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Pelivan Sinrrapaj, 57 vjeç u rrah disa ditë më parë, më 29 janar, nga shokët e tij në Mallakastër. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte. Tri autorët që e dhunuan për vdekje 57-vjeçarin fillimisht u arrestuan nga policia, por më pas janë liruar nga gjykata. Fitim Zekaj u lirua në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa Festim Alimerkaj dhe Ferdinand Meraj janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Fillimisht u raportua se sherri mes tyre nisi për shkaqe politike, pasi Sinrrapaj lavdëroi Partinë Socialiste, por familja mohon një gjë të tillë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant merkaj festim alimerkaj fitim zerkaj pelivan sinanrrapaj ferdinant merkaj festim alimerkaj fitim zerkaj pelivan sinanrrapaj

Sondazh

Poll