Sport

Mutacionet e COVID-it riskt për Champions dhe Europa League

9 Shkurt 2021, 15:45 Nga DOSJA
Mutacionet e COVID-it riskt për Champions dhe Europa League

ANGLI – Mutacioni i ri i Covid-19, i përhapur në Britaninë e Madhe ka shkaktuar problem,  në zhvillimin normal të Champions League dhe Europa League.

Para pak ditësh ndeshjet e Gladbach dhe Lajpcig u caktuan në Hungari, teksa edhe Real Sociedad do duhet të gjejë një zgjidhje për sfidën e saj ndaj Manchester United.

As në Spanjë nuk lejohet hyrja e shtetasve anglezë dhe UEFA e klubet po mendojnë ta zhvillojnë ndeshjen diku tjetër. Nga Spanja mësohet “Allianz Stadium” është vendi i caktuar nga Sociedad dhe Junajtid dhe kanë marrë edhe miratimin e UEFA-s.

Megjithatë, klubi bask po bën maksimumin për të bindur qeverinë spanjolle të lejojë hyrjen e lojtarëve dhe stafit të Mançester Junajtid. Në orët në vijim pritet të njihemi me vendimin zyrtar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll