Sport

Piemonte zyrtarizon datën e tragjedisë: “In Memoriam” për viktimat e Hejselit

9 Shkurt 2021, 16:22 Nga DOSJA

ITALIA – Rajoni i Piemontes e ka zyrtarizon ditën në kujtim të ‘Viktimave të Hejselit’: më 29 maj të çdo viti, tragjedia e tmerrshme, që kushtoi jetën e 39 tifozëve para finales së Champions League, Juventus-Liverpul në Bruksel më 1985, datë e cila, tashmë do të përkujtohet zyrtarisht.

“Ky është një gjest simbolik, – shpjegon presidenti i rajonit, Alberto Çirio dhe këshilltari për sportin Fabricio Rica, – nëpërmjet të cilit, dëshirojmë të ketë një efekt praktik: të institucionalizojmë zyrtarisht një ditë, kushtuar kujtesës së gjithë njerëzve që humbën jetën në Heysel.

Do të thotë të mbajmë gjallë kujtimin e kaq shumë të pafajshmëve të vrarë nga dhuna brutale dhe e pamotivuar, por gjithashtu na detyron të gjithëve të reflektojmë mbi nevojën për modele pozitive dhe jo të dhunshme.

Sporti është një nga gjërat që ka kapacitetin më tepër se kushdo dhe misionin për të na bashkuar. Për këtë arsye, – përfundojnë Çirio dhe Rica, – ne vendosëm, që një ditë të tillë t’ia kushtonim bashkatdhetarëve tanë që vdiqën në Belgjikë, duke na bërë që të reflektojmë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport perkujtimorja tragjedia e hejselit perkujtimorja tragjedia e hejselit

Sondazh

Poll