Sport

“Pas operacionit doktorët më gjetën infeksion në gju”, ish-futbollisti i Milanit tregon tmerrin dhe 983 ditët pa futbol

9 Shkurt 2021, 17:57 Nga DOSJA
“Pas operacionit doktorët më gjetën infeksion në

HOLANDË-Në verën e vitit 2018, futbollisti Marco van Ginkel, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në gju, por asnjëherë nuk e kishte menduar tmerrin që do të kalonte.Ish-futbollisti i Milanit kishte dëmtuar ligamentin, të cilin duhej ta operonte. Mirëpo, gjatë operacionit, ai kishte marrë një infeksion dhe kishte pasur komplikime saqë as nuk kishte menduar më për futbollin. Për pasojë, disa javë më pas, holandezi u detyrua të bënte tri ndërhyrje kirurgjike brenda gjashtë ditësh dhe pastaj ka kaluar tre muaj duke marrë antibiotikë, ndërsa edhe gjatë kësaj periudhe ishte operuar tri herë të tjera.

“Rreziku ishte i madh sa mund të humbisja karrierën. Pas tre muajsh terapi, përgjigja ishte pozitive, mirëpo do të ishte vështirë, shumë vështirë që të kthehesha në nivele të larta. Asokohe çështja ishte se a do të mund të ecja sërish. Futbolli nuk kishte rëndësi. Infeksioni që u shfaq gjashtë javë pas operacionit, e vrau paksa gjurin tim. Prandaj zgjati aq shumë, e dëmtoi gjurin dhe ligamentin, kështu që duhej të operohesha nga fillimi. Ishte një periudhë shumë e vështirë”.

Van Ginkel qëndroi plot 983 ditë jashtë futbollit dhe pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në fushën stërvitore Cobham të Chelsea-t, i shoqëruar në periudha të caktuara nga Callum Hudson-Odoi, Reece James e Ruben Loftus-Cheek, të cilët ishin duke u rikuperuar. Ndërsa mendonte për të ardhmen e tij në sport, ai bëri disa investime në prona të paluajtshme dhe ishte fejuar me partneren e tij, Kristie, para se të rikthehej të luante në muajin janar në ndeshjen PSV-AZ

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport psv van ginkel psv van ginkel

Sondazh

Poll