Sport

80-vjeçari Ulivieri, zgjidhet presidenti i trajnerëve italianë të futbollit…

9 Shkurt 2021, 15:51 Nga DOSJA
80-vjeçari Ulivieri, zgjidhet presidenti i trajnerëve italianë

ITALI – Renzo Ulivieri është konfirmuar në rolin e presidentit i Shoqata Italiane të Trajnerëve Profesionistë të Futbollit (AIAC). Zgjedhjet, për periudhën katër-vjeçare 2021-2024, u zhvilluan dje në një platformë online gjatë asamblesë kombëtare zgjedhore të trajnerëve profesionistë italianë.

Ish-mesfushori në rininë e tij, Renzo Ulivieri, për mbi 40 vite ka kontribuar në trajningun sportive, duke drejtuar me dhjetëra skuadra, duke nisur nga Seria C e deri tek ajo A, si Sampdorian, Napolin, Torinon, Kaljarin, Parmën dhe më së shumti Bolonjën

Në vitin 2008 ai e mbylli karrierën si trajner, ndërkohë që aktualisht është në moshën 80 vjeç. Uliveri është një njeri i cili ka qenë i angazhuar edhe në politikë, duke qenë edhe anëtar i Partisë Komuniste Italiane. Ndërkohë, Xhankarlo Kamolese, një emër i njohur në trajningun italian, u emërua në pozicionin e zv.presidentit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport presidenti i shoqates renzo ulivieri presidenti i shoqates renzo ulivieri

Sondazh

Poll