Sport

Amadeus: “Ibra është numër një”, ndërsa Zlatan: “Do të vendosim rekorde të rinj”

9 Shkurt 2021, 17:01 Nga DOSJA
Amadeus: “Ibra është numër një”, ndërsa

ITALI – Amadeus e ka konfirmuar: Ibrahimoviç do të jetë në festivalin e këngës së Sanremos për të pesë mbrëmjet e eventit. Sherri me Lukakun e kishte vënë disi në siklet “Rai”-n, por më pas gjithçka u qetësua. Kështu ai do të shoqërojë rrugën e pashembullt dhe të vështirë të dy tifozëve të Interit, Amadeusit dhe Fiorellos.

Sigurisht që ata nuk do të kursejnë ironitë për sulmuesin e Milanit, por do të ketë edhe të qeshura. Këtë vit më shumë se kurrë, përveç muzikës, do të ketë nevojë për fjalë, shaka, zemërgjerësi, do të jetë një Sanremo më miqësore me radion, siç shprehet edhe Renco Arbore.

“Ibrahimoviç është një kampion i madh, si interist e përgëzoj Milanin. Ai më dha bluzën e tij, unë kam një vëlla kuqezi, por nuk do t’ia jap,”– thotë Amadeus, i cili tregoi një sportivitet të shkëlqyeshëm.

Vitin e kaluar ai gjithashtu priti Kristiano Ronaldon, megjithëse ai ka një djalë të quajtur Hoze, për nder të Murinjos. “Ibra është një personazh për t’u zbuluar, ai është numri një në shumë gjëra, do ta shihni!”- vazhdon Ama.

Ndoshta baleti në mediat sociale për të festuar golat 500 dhe 501, nuk ishte i rastësishëm… Pas pasi vjen dhe mesazhi nga kampioni suedez: “Bëhuni gati, unë jam rrugës. Le të bëjmë një rekord tjetër!”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport festivali i sanremos zlatan ibrahimovic festivali i sanremos zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll