Bota

Zbulohen dy mutacione të reja të Covid-19 në Britaninë e Madhe, njëri cilësohet më shqetësues

9 Shkurt 2021, 19:46 Nga DOSJA
Zbulohen dy mutacione të reja të Covid-19 në Britaninë e

BRITANIA E MADHE-Dy variante të reja Covid-19, njëra prej të cilave është klasifikuar si më shqetësuese, janë identifikuar në Angli. Sipas mediave të huaja, mutacionet kanë ngjashmëri me variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Bëhet e ditur, se varianti i identifikuar për herë të parë në Bristol, është përcaktuar si më shqetësuesi, ndërsa tjetri,  i identifikuar për herë të parë në Liverpool, është caktuar si një variant nën hetim.

Variantet e reja kanë mutacionin E484K, i cili ndodh në proteinën spike të virusit dhe është i njëjti siç është parë në variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit që kanë shkaktuar shqetësime ndërkombëtare. Shëndeti Publik në Angli ka identifikuar 76 raste të varianteve të reja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid-19 mutacioni i covid-19

Sondazh

Poll