Bota

Ngrihet një tjetër akuzë/ Donald Trump do të përballet me një hetim për manipulim votash në Georgia

9 Shkurt 2021, 18:08 Nga DOSJA
Ngrihet një tjetër akuzë/ Donald Trump do të përballet

SHBA-Donald Trump, nuk do të përballet vetëm me gjyqin për fajësimin e tij. Sipas BBC, zyra e sekretarit të shtetit në Georgia ka thënë se ka hapur një hetim, në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të shtetit.

Hetimi përqendrohet në një telefonatë të regjistruar, në të cilën Trump shfaqet duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të shtetit të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

“Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota,” i tha Trump Sekretarit Republikan të Shtetit Brad Raffensperger në regjistrimin e publikuar muajin e kaluar nga Washington Post.

Raffensperger dëgjohet duke u përgjigjur se rezultatet në Georgia, në të cilat demokrati Joe Biden ishte fitimtar, ishin të sakta.

Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësi i Raffensperger ka thënë se këto hetime do t’i lihen në dorë prokurorisë.

“Hetimet kanë natyrë zbuluese dhe faktike. Çdo përpjekje e mëtejshme ligjore do t’i lihet Prokurorit të Përgjithshëm,”-ka thënë ai. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll