Bota

Personi më i vjetër në Evropë/ 117-vjeçarja feston ditëlindjen, pasi mposhti Covid-19

9 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
Personi më i vjetër në Evropë/ 117-vjeçarja feston

FRANCË-Personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze Andre(Lucile Randon),  po feston 117 vjetorin e lindjes këtë javë pasi mposhti Covid-19.

Sipas DailyMail, Lucile Randon, e cila mori emrin e motrës Andre kur u bashkua me një shoqatë bamirësie katolike në 1944, doli pozitiv me Covid-19 në janar, por nuk shfaqi asnjë simptomë. E pyetur nga mediat  për përballjen me virusin ajo ka thënë se nuk ishte frikësuar, pasi nuk kishte frikë të vdiste.

‘Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja. Jam e lumtur që jam me ju, por unë do të dëshiroja të isha diku tjetër bashkë me vëllait tim të madh dhe gjyshit tim dhe gjyshen time,”-ka thënë ajo.

Motra Andre, e cila lindi në 11 Shkurt 1904, është personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore të Renditjes Supercentenare të Gerontology Research Group (GRG).

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lucile randon personi me i vjeter ne evrope lucile randon personi me i vjeter ne evrope

Sondazh

Poll