Bota

COVID-19/Britania e Madhe shton një masë të re, sekretari i shëndetësisë: Kush gënjen se vjen nga zonat e nxehta, përbal

9 Shkurt 2021, 17:40 Nga DOSJA
COVID-19/Britania e Madhe shton një masë të re, sekretari i

BRITANIA E MADHE-Anglia ka marrë një vendim të ri në lidhje me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në vend. Sipas TheGuardian, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, ka paralajmëruar, se çdo person fsheh udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar nga pikat e nxehta të koronavirusit mund të përballen me një dënim me 10 vjet burg.

“Kushdo që përpiqet të fshehë se kishin qenë në një nga destinacionet e “listës së kuqe” në 10 ditët para mbërritjes do të përballet me një dënim me burg deri në 10 vjet,”-ka thënë Hancock.

Po ashtu, ai ka thënë se njerëzit që mbërritën në Angli nga 33 vende me rrezik të lartë do të duhet të paguanin deri në 1,750 paund për karantinë në hotelet e përcaktuara nga qeveria për 10 ditë.

Vendet e listës së kuqe përfshijnë pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, Afrikën Jugore, Portugalinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Që prej fillimit të pandemisë në në gjithë Britaninë e Madhe janë shënuar 3,959,784 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 112.798 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe matt hancock britania e madhe matt hancock

Sondazh

Poll