Bota

Osmani reagon për vendimin e pafajësisë për Vulin: Gjuha serbe ndaj shqiptarëve ka mbizotëruar gjithmonë

9 Shkurt 2021, 19:14 Nga DOSJA
Osmani reagon për vendimin e pafajësisë për Vulin: Gjuha

KOSOVË-Presidentja aktuale e Kosovës  Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Sipas Insajder, me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka shkuar se gjuha e urrejtjes së popullit serb ndaj shqiptarëve ka qenë mbizotëruese gjatë tërë historisë. Po ashtu, sipas saj, vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd për ta refuzuar dënimin e Vulin, është një njollë në historinë e humnerës së qeverisë serbe.

Urrejtja serbe e sponsorizuar nga shteti ndaj popullit tonë ka qenë mbizotëruese gjatë gjithë historisë sonë. Vendimi i sotëm i gjykatës për të mbështetur racizmin ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në të kaluarën e qeverisë së tyre. Ky duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që shpresonin që Serbia të bënte më mirë,”-ka shkuar ajo. 

Postimi i plotë: 

State-sponsored Serbian hatred towards our people has been prevalent throughout our history. Today’s court decision to endorse racism against Albanians is another stain on their government’s abysmal record. This should be an eye-opener for all who hoped for Serbia to do better.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 9, 2021

Gjykata e Lartë në Beograd ditën e sotme ka vendosur të mos e shpallë fajtor, ministrit serb, Aleksander Vulin duke i dhënë të drejtë. Vulin më herët ka përdorur gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke iu drejtuar me termin ofendues “šiptari” në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: “albanci”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll