Bota

Kreu i AAK-së zhvillon tubime në Suharekë: Kosova do paqe me Serbisë dhe rajonin, por duke mbrojtur atë që është e jona

9 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
Kreu i AAK-së zhvillon tubime në Suharekë: Kosova do paqe me

KOSOVË-Kandidati i AAK-së për President dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ditën e sotme një tubim në Suahrekë. Sipas Gazeta Express, Haradinaj ka folur dhe për raportet dhe bisedimet me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është e interesuar për të jetuar në paqe me Serbinë e rajonin, por duke e respektuar e mbrojt atë që i përket asaj.

“Ne s’kemi çka me humb më shumë se sa që kemi humbë në luftën e fundit, ne tani kemi me fitu. Pra nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të bëjmë kompromise. Do ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit me territor, me kufi, me atë që është. Por, dëshirojmë me jetu në paqe me Serbinë, dëshirojmë me jetu në paqe në rajonin tonë, por kuptohet duke u respektu, duke e mbrojtë tonën. Ne po dojmë me i dhënë fund konfliktit, asaj që ka mbete e pambyllur me Serbinë, por po ashtu dëshirojmë edhe me i dhënë një afat kohor të caktuar, pra nuk mundemi të presim pa kufi”, deklaroi mes tjerash Haradinaj në tubim,”-ka thënë ai.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush hardianj zgjedhjet ne kosove ramush hardianj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll