Bota

Gjyqi i Donald Trump, avokatët e tij paraqesin një përmbledhje 78 faqe ku paraqitet mbrojtja e tij

9 Shkurt 2021, 18:36 Nga DOSJA
Gjyqi i Donald Trump, avokatët e tij paraqesin një përmbledhje 78

SHBA-Gjyqi për fajësimin e Donald Trump dot të mbahet ditën e sotme. Avokatët e Donald Trump kanë paraqitur një përmbledhje me 78 faqe ku përcaktohet mbrojtja e tij.

Ata pretendojnë se i gjithë procesi është antikushtetues pasi Trump nuk është më president. Po ashtu, ata mohojnë akuzën që ai ka nxitur dhunën, duke u justifikuar se presidenti nuk drejtoi askënd për të kryer veprime të paligjshme. Po ashtu ata kanë theksuar se gjatë fjalës së tij në 6 Janar, pak para sulmit në Capitol, presidenti iu tha protestuesve që në mënyrë paqësore dhe patriotike të dëgjoheshin zëra e tyre.

Megjithëse Trump kurrë nuk i drejtoi në mënyrë të qartë mbështetësit e tij të hynin në ndërtesën e Capitolit, demokratët thonë se ka prova të qarta se Presidenti Trump ishte i qetë duke kërkuar, miratuar dhe madje duke festuar dhunën. Avokatët e tij thonë se situata kishte të bënte me luftën për më shumë siguri të zgjedhjeve dhe pretendojnë se ai kishte të drejtë të shprehte mendimin e tij mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe çështje të tjera.

Nis gjyqi ndaj Donald Trump, ish-presidenti do të përballet me akuzat ndaj tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyqi i trump gjyqi i trump

Sondazh

Poll