Bota

Kërcënonte me KANUN shqiptar policinë italiane në ‘Tik Tok’ pasi ishte shpallur në kërkim për 7 vepra penale,

9 Shkurt 2021, 19:29 Nga DOSJA
Kërcënonte me KANUN shqiptar policinë italiane në ‘Tik

ITALI– Ka rënë në prangat e policisë italiane i shumëkërkuara Mirko Rosa, i njohur edhe si Mirko Ari. Ish-sipërmarrësi i cili ishte dënuar shumë herë, sfidonte forcat e rendit që ta arrestonin përmes videove të postuara në  aplikacionin ‘TikTok’.

Ai u arrestua Zvicër, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për shkelje të ndryshme si mashtrim, abuzim në familje, dëmtim personal, vrasje të kafshëve, pastrim parash, botim arbitrar i akteve të procedurave penale, simulim i një krimi dhe fyerje ndaj një zyrtari publik.

‘Nuk më kapni dot’, shkruante në rrjetet sociale ish-pronari i një rrjeti dyqanesh floriri në Milano.

I bindur se ishte në gjendje t’i shpëtonte arrestimit, ai publikonte vazhdimisht video në rrjetin social “TikTok” në të cilat kërcënontë policinë me kanun (termin shqiptar për hakmarrje), shkruajnë mediat e huaja.

Vetëm disa ditë më parë, ishte arrestuar shoferi dhe truproja i tij, Jhony Gentian Lohja, një shqiptar me shumë krime që përfundoi në pranga për pjesëmarrjen në shit-blerjen e një pistolete të paligjshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mirko rosa mirko rosa

Sondazh

Poll