Bota

Nis gjyqi ndaj Donald Trump! Ish-presidenti po përballet me akuzat ndaj tij, senatorët fillojnë punën, shohin një më një

9 Shkurt 2021, 18:31 Nga DOSJA
Nis gjyqi ndaj Donald Trump! Ish-presidenti po përballet me akuzat ndaj

SHBA-Nis gjyqi i dytë për fajësimin e Donald Trump. Trump është presidenti i parë amerikan që do të fajësohet dy herë dhe është hera e parë që një gjyq po zhvillohet ndaj një ish-presidenti.

Gjyqi nisi me publikim e një video në të cilën shfaqesh momenti i fjalimit të Donald Trump dhe më pas trazirat e ndodhura në 6 janar, ku vdiqën 5 persona.

Anëtarët e kongresit paraqitën arsyet pse duhet të fajësohet ish-presidenti.

Avokatët e Donald Trump më herët kanë paraqitur një përmbledhje me 78 faqe ku përcaktohet mbrojtja e tij. Ata pretendojnë se i gjithë procesi është antikushtetues pasi Trump nuk është më president. Po ashtu, ata mohojnë akuzën që ai ka nxitur dhunën, duke u justifikuar se presidenti nuk drejtoi askënd për të kryer veprime të paligjshme.

Donald Trump, nuk ishte prezent në gjyq, përfaqësimin u bë nga avokatët e tij. Ndërsa, presidenti Joe Biden, edhe pse zyrtari më i lartë i vendin nuk do të përfshihet në proces.

Për çfarë akuzohet Trump?

Më 13 janar, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, votoi me 232 me 197 kundër për akuzat e Trump mbi “nxitjen e kryengritjes” pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitolin në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. 10 përfaqësues republikanë votuan për ta fajësuar.

Prokurorët kanë ngritur akuza se shkak i dhunës në protestën në Capitol është ish-presidentit. Pesë persona vdiqën dhe qindra u plagosën, anëtarët e Kongresit dhe stafi u terrorizuan dhe selia e ndërtesës së qeverisë amerikane u la me shenja plumbash në mure, të gjitha në një përpjekje për të parandaluar certifikimin e Joe Biden.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump gjyqi i trump donald trump gjyqi i trump

Sondazh

Poll