Bota

Kreu i LVV-së Kurti viziton Shtimën: Nuk do të kemi koalicion tjetër, e kemi krijuar para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin

9 Shkurt 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kreu i LVV-së Kurti viziton Shtimën: Nuk do të kemi koalicion

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ditën e sotme kanë mbajtur tubime në Shtim. Sipas Telegraf,  Kurti ka folur sërish për mundësin e një koalicioni, ku ka thënë se si më herët, që pas 14 shkurtit nuk do të ketë koalicion, pasi ka krijuar para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

Po ashtu, ai ka thënë se synon më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, ku ndër premtimit e tij ka qenë që nuk do të qeverisin për t’u pasuruar.

Numri 127 është numri i fitores, por kësaj radhe fitorja nuk është vetëm të dalim të parët se dihet që dalim ne të parët se nuk ka kush del i pari. Fitorja është 61 deputetë e më shumë, na duhet shumicë parlamentare se nuk do të bëjmë koalicione pas zgjedhjeve, ato i kemi bërë para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe unë. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, nuk do të qeverisim për t’u pasuruar, edhe zonja Osmani edhe unë do të mbetemi siç jemi klasë e mesme, për t’u pasuruar është biznesi”, tha Kurti.

Ndërkohë, pas ecjes në komunën e Shtimës, presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka thënë se në këto zgjedhje garon në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz të pastër para ligjit.

“Faleminderit që po ua dëshmoni atyre që e ndalën qeverinë e shpresës që nuk ka forcë që mund t’ju ndalë më. Falemnderit që po e dëshmoni që kurrë më nuk do të t’i lejoni që t’iu mashtrojnë. Ne i kemi bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje, me kryeministrin tonë të ardhshëm. Më shumë se për çdo gjë tjetër Kosova ka nevojë t’i luftojë ata që e katandisën shpresën tuaj, që e shkelën çdo perspektivë për rininë tonë, e ata që menduan për xhepat e vet e asnjëherë për juve. Ata duhet të shkojnë në opozitë të gjatë sepse kanë nevojë edhe ata vet, por më së shumti ka nevojë Kosova që të udhëhiqet nga njerëz të pastër para ligjit, nga njerëz të pa korruptueshëm”, tha Osmani.

Lideri i LVV-së, po ashtu ka folur për programin qeverisës, ku thënë se do të sigurojë drejtësi, ndihmë për bizneset dhe mbështetje për gratë dhe fëmijët.

“Ne zotohemi para jush se në drejtimin e ardhshëm të shtetit, zonja Vjosa si presidente e unë si kryeministër nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli të fuqishëm në Kosovë por çdo kriminel, sado i fuqishëm, do të zmbrapset para drejtësisë së shtetit dhe fuqisë së ligjit”, tha ai.

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK-ja sfidon Albin Kurtin: Jemi në garë vetëm me LVV, Haradinaj e nis ditën me nënën e tij

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll