Bota

“Mi ka hedhur thonjtë në fyt”/ Zymeri rrëfen versionin e tij për sulmin fizik nga nga kryetari i Podujevës Bull

9 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
“Mi ka hedhur thonjtë në fyt”/ Zymeri rrëfen

KOSOVË-Ramadan Zymeri, në qytetar i Podujevës dhe një punonjës i Komunës, ditën e sotme ka denoncuar në polici  Shpejtim Bulliqini kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, se ka sulmuar verbalishtë dhe fizikisht gjatë kohës që po provonte të merrte shërbime në institutin e mjekësisë dhe punës në Kosovë QKMP-në e Podujevës.

Sipas Gazeta Express, ai ka treguar se ka shkuar për të kërkuar ndihmë, pasi e ka pasur nënë të sëmur, por sipas tij një gjë e tillë nuk i kishte bërë përshtypje Bulliqit, i cili vetëm e kishte pyetur sepse nuk ishte në vendin e punës por në Ambulancë.

“Kam shku me kërku shërbim për nënën, sepse ia kanë amputuar këmbët para dhjetë dite. Ai kishte qenë aty për vizitë, dhe më ka parë mua aty, e më tha se çka po kërkon këtu. I tregova për nënën time, se e ka punën kështu kështu, erdha me e marr një shërbim. Më pyeti pse s’je në punë, nuk i lente përshtypje nëna ime 90 vjeç, pa kurrfarë ndjesie për ndaj rastit të nënës sime. Edhe pse e njeh nënën time”, ka thënë Zymeri.

Po ashtu, Zymeri ka treguar se kishte shkuar në ambulancë në atë orar, pasi pas orën nëntë ekipi i QKMF-së do të ishte pushim dhe nuk mund të siguronte ndihmën për nënë e tij që ka thënë se kishte dhimbje dhe është në gjendje të rëndë, por kjo sipas tij nuk i ka interesuar Bulliqit, i cili i ka thënë vetëm sepse në atë kohë nuk ishte në punë, ndërkohë që tregon se i ka dhënë shpjegim se dhe në bazë të rekomandimit të IKSHP-së personat mbi moshën 60-vjeçare duhet të punojnë me orar të përgjysmuar.

“Në prezencë të drejtorit dhe zv.Drejtorit ma ka ngjit për krahu. Më ka shti në korridor mbrapa. Mi ka qit thonjtë nfyt, e më ka thënë se ta nxjerri gabzherrin. Ka bo yrysh me më ra me tjetrën dorë, e jam mbrojt. Më ka ra në fytyrë. Unë nuk i kam ra, jam mbrojt. Kur e boni të vetën, eci drejt kah ekipa”, ka rrëfyer Zymeri.

Gjithashtu, ai ka thënë se më pas drejtori i QKMF-së, i ka thënë se ka gjak në faqe dhe se në raportin mjeksor i është thënë se ka gjakë në faqe.

Drejtori i QKMF-së më tha fshije faqen se ki gjak. Me një faculetë e kam fshi e kam majt qashtu. E kam denoncu rastin në Polici, pastaj na kan çu te mjeku”, ka thënë tutje ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramadan zymeri shpejtim bulliqini ramadan zymeri shpejtim bulliqini

Sondazh

Poll