Bota

Covid-19/ Greqia merr masa të reja parandaluese, Athina nga nesër futet në izolim

9 Shkurt 2021, 15:46 Nga DOSJA
Covid-19/ Greqia merr masa të reja parandaluese, Athina nga nesër

ATIKË-Greqia do të shtojë masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave greke, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit të Ekspertëve, u vendosën masat të reja për zonën e Athinës.

Pas mbledhjes së ekspertëve ka folur dhe  Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i cili në një deklaratë për media ka thënë se duke filluar nga dita e nesërme deri më 28 shkurt do të mbyllen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

“Nga e nesërmja, e enjte, deri më 28 shkurt, do të ketë masa shtuese kufizuese në Atikë. Kjo do të thotë që ajo mbyll të gjitha format e shitjes me pakicë dhe tani e tutje të gjitha nivelet e arsimit do të veprojnë në distancë “, njoftoi Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 164,575 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,997 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid-19 ne athine covid-19 ne athine

Sondazh

Poll