Bota

Mutacionet e Covid-19/ Parashikimi i zyrtares italiane: Varianti brazilian mund të jetë kërcënimi i ri

9 Shkurt 2021, 16:46 Nga DOSJA
Mutacionet e Covid-19/ Parashikimi i zyrtares italiane: Varianti brazilian mund

ITALI-Mutacionet e Covid-19, të shfaqura së fundmi kanë ngritur shqetësime në botë. Evropa po ashtu është përballuar me disa nga mutacionet, të cilat kanë rritur dhe numrin e infektimeve.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, mutacioni britanik dhe ai i Afrikës së Jugut, nuk është i vetmi që ka shqetësuar vendin. Prefektja e rajonit të Umbrias në Ital, Donatella Tesei, ka thënë se një tjetër variant, ai i brazilian mund të kthehet në shqetësim të ri për Evropën .

Varianti brazilian ka të ngjarë të jetë përbindëshi i ri,”-ka thënë ajo.

Një mutacion i Covid-19 VUI-202012/01 është zbuluar së pari në Britaninë e Madhe gjatë muajit dhjetor. Gjithashtu, një tjetër mutacion i Covid-19 me përbërje gjenetike gati-identike janë raportuar në Afrikën e Jugut me llojin 501.V2 dhe Nigeri. Afrika e Jugut zbuloi 501.V2, e cila mendohet të jetë më ekstreme sesa VUI-202012/01 e Britanisë së Madhe.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid-19 mutacioni i covid-19

Sondazh

Poll