Sport

Fushata anti-Covid-19: Zola, ish-ylli i “axurrëve”, apel për të rinjtë e Sardenjës

9 Shkurt 2021, 12:55 Nga DOSJA

ITALI – Fundjavën e kaluar, fushata anti-Covid e promovuar nga rajoni i Sardenjës, arriti në qytetin Oliena, në zonën e Nuorese, por pa një pjesëmarrje të lartë të popullsisë, rreth 33%. Gjithsesi, Xhanfranko Zola, ish ylli i ekipit kombëtar të Italisë, si dhe ish-lojtari kryesor i Çelsit, Napolit, Parmës dhe Kalijarit, u ka bërë apel të rinjve të vendit të tij të lindjes për të luftuar koronavirusin.

Në një video të shkurtër, të postuar në faqen e Facebook të bashkisë, në prag të provës të testit të ri, të planifikuar për 13 dhe 14 shkurt, ai shprehet: “Eshtë momenti kur ne duhet të veprojmë si një ekip dhe të gjithë duhet të bëjnë punë, në mënyrë që kjo skuadër të punojë ashtu siç duhet. Thirrja ime u drejtohet të gjithë atyre të rinjve që nuk kanë akoma tamponin: bëjeni dhe jepni një kontribut që na lejon të festojmë. Ju lutem, mbështetem te ndjenja juaj e përgjegjësisë “.

“Shpresoj se tani zëri autoritar i Xhanfrankos mund të shërbejë për të bindur skeptikët”-, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Oliena, Bastiano Kongiu. – Askush nuk duhet të ndihet jashtë një marrëveshjeje dhe një problemi, që po minon të gjitha komunitetet tona me probleme të mëdha në këndvështrimin shëndetësor dhe ekonomik”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fushata anti-covid ish-futbollisti i kombetares se italise sardenje xhanfranko zola fushata anti-covid ish-futbollisti i kombetares se italise sardenje xhanfranko zola

Sondazh

Poll

Sport 8 Shkurt 2021, 21:08

MILANO-Pas humbjes 1-2 në “San Siro”, Inter do të luajë kualifikimin në ndeshjen e dytë përballë Juventusit që do të luhet në Torino ditën e martë.Trajneri i zi...