Sport

Menaxheri i Hysajt: “Napoli nuk ka më interes, do të largohet”

8 Shkurt 2021, 17:18 Nga DOSJA
Menaxheri i Hysajt: “Napoli nuk ka më interes, do të

ITALI – Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë. Klubi i Napolit nuk ka më interes për t’i plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar.
Se futbollisti shqiptar do të largohet në përfundim të sezonit e ka konfirmuar edhe Mario Giuffredi. “Rinovimi i Hysajt? Mendon se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor.”
Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës dhe i pjekur si futbollist.
B.T (Dosja.al¬)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll