Politike

“Pse sjellin familjarët, nuk ka në spitale?” Manastirliu: Ushqimet janë një kanal komunikimi, në fakt pacientët trajto

9 Shkurt 2021, 11:17 Nga DOSJA
“Pse sjellin familjarët, nuk ka në spitale?” Manastirliu:

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se familjarët e pacientëve sjellin ushqime në spitale, më tepër për të pasur një kanal komunikimi me të sëmurët.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama përballë gazetarëve, tha se si rregull nuk lejohet dërgimi i ushqimit në spitale pasi mjekët caktojnë dieta, por bëhet më tepër për të qëndruar afër familjarëve.

Pjesë nga deklarata e Manastirliut

Kam dhe unë diçka me rastin që u denoncua nga emisioni “Stop”. Dua të falenderoj vajzën e të ndjerës dhe gazetarët që bënë publik denoncimin dhe dua të përsëris thirrjen. Denonconi dhe na ndihmoni të largojmë çdo çiban nga sistemi ynë shëndetësor. Sot që flasim zonaj dhe bashkëpunëtorët e saj janë në burg. Dua të përsëris edhe njëherë që nëse ne duam që ta ç’rrënjosim korrupsionin që është një sëmundje, duhet të bashkëpunojmë së bashku. Qytetarët patjetër, dhe ne si qeveri duke ofruar çdo siguri. Më lejoni t‘ju përgjigjem direkt pyetjes tuj. Të gjitha spitalet ofrojnë ushqimin. Dikush përmes shërbimit catering, janë një pjesë e spitalebe të tjera, që e kryejnë përmes kuzhinës së spitaleve. Kjo, pasi ende nuk kanë kontratuar një të tretë. Në spitalet Covid ka qenë një vendimarrrje e vetë strukturave spitalore për të patur një kanal komunikimi me familjarët, qoftë edhe për ndërresat. Rregulli është që të mos lejohet ushqimi nga jashtë. Duhet të kuptojmë diçka, një pacient në spital trajtohet me dietë me kalori të përcaktuar. Kjo vendoset nga mjekët, pandemia ka krijuar dhe një gjendje jo të mirë emocionale, fakti që nuk i takojnë familjarët e tyre…ka qenë një mënyrë për t’i qëndruar afër familjarit. Jo sepse spitali nuk ushqime apo financimin e tyre.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021 ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 10:52

TIRANE- Politika shqiptare ka 24 orë që hesht për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi hapur dje ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Do...