Politike

Veliaj: Mos e ngacmoni Belindin sa të futet në listën e PD, se e kemi dhëndër në PS, kandidatja e LSI-së, studente me 5-a

9 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA
Veliaj: Mos e ngacmoni Belindin sa të futet në listën e PD, se e

TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot ne Kombinat, ku ka komentuar kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në listë kreun e forumit rinor, Belind Këlliçi. Veliaj ka bërë thirrje që të mos ngacmohet Këlliçi, sa të zyrtarizohet futja e tij në listë. “Partia tjetër ka sjellë në Kombinat atë të FRPD-së. Ai është dhëndër në partinë tonë. Do na shajë sa të kapë vendin në listë, por jam i sigurt që do jetë i pari që do i hidhet Lulit në fyt kur të humbin zgjedhjet,” deklaroi Veliaj.

Nderkaq, Veliaj shtoi se kombinatasit nuk duhet t’i besojnë 4 vitet e tyre të ardhshme një studenteje me 5-sa të LSI-së.

“Partia Socialiste ka sjellë në Kombinat Belinda Ballukun, ministren më të fuqishme, sepse zona më e prekur nga tërmeti do edhe njerëzit më të fuqishëm. Shikoni palën tjetër kë ka sjellë: E dëgjoja Monikën kur thoshte, “kjo është nxënëse e shkëlqyer, farmacistja me 10-ta”. Pashë dëftesën, ajo ishte me 5-sa. Po pse, ngelësat e Monikës do votojë Kombinati?! I bie që Kombinati të mos ketë pikë dinjiteti për veten e vet që të pranojë se më e mira e shoqërisë sonë është dikush që mbaron me 5-sa. Me 5-sa në kohë pandemie, doktoresha me 5-sa, farmacistja me 5-sa, dhe e kupton pastaj si i kemi punët me këta kundërshtarët tanë,” u shpreh Veliaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi erion veliaj belind kelliçi erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 07:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në banesën e rindërtuar nga qeveria pas tërmetit. Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dh...