Politike

Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një nga arritjet më të mëdha, punësimin me meritokraci! Nga spitali i Fierit nis autonomia

9 Shkurt 2021, 11:10 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një nga arritjet më të

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria ka bërë avancime në sistemin shëndetësor.

Në një komunikim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama përballë gazetarëve, Manastirliu radhiti të gjitha avancimet e sistemit shëndetësor teksa shtoi se situata e sotme nuk krahasohet me atë të shtatë viteve më parë.


Pjesë nga deklarata e Manastirliut:

Ajo çfarë ne kemi bërë është një ndër arritjet më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ne kemi arritur punësimin me meritokraci. Kemi punësuar bluzat e bardha përmes portalit ‘Infermier për Shqipërinë’. Kemi në database të gjitha mënyrat e punësimit të bluzave të bardha dhe shpërndarjen e tyre në terren. Për të gjithë ata që e lanë vendin pa specialist, dua t;ju jap një fakt shumë të thjeshtë. Që nga viti 2014, kemi hapur  shtatë cikle specializimesh për të pajisur vendin me nevoja thelbësore. Me një process transparent është garantuar përmbushja e nevojave të vendit me mjekë. Më para, edhe kur përfundonin kuotat e specializimeve dhe prisheshin kontratat me mjekët dhe vinin të gjithë në Tiranë. Ne nuk kemi prishur asnjë kontratë. Aksesi në shërbime është rritur. Janë 1 milion qytetarë, çdo vit që përfitojnë nga shërbimi mjekësor. Kemi rritur me 30% më shumë, buxhetin për barnat e rimbursueshme. Ne kemi garantuar mbulim falas për pacientët me kancer apo me sëmundje malinje të gjakut. Kemi siguruar dhe medikamentin jetëshpëtuar, por trajtojmë më shumë se 100 gra në vit. 36 mijë qytetarë kanë kryer koronagrafinë në spitalet publike. Një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme është themelimi i shërbimit kombëtar të urjgencës kombëtare. Jo vetëm me përmirësimin e flotave të ambulancave, por edhe më shërbimin në shtëpi. Shtatë apo tetë vite më parë, qytetarët vinin me makina personale apo me taksi në spitale. Sot vijnë përmes 127-s. brenda auto-ambulancave ka edhe pajisje jetëshpëtuese dhe konsiderohen si mini-spitale. Dua të ndalem edhe tek kantieri i shëndetësisë…ndikim të drejtpërdrejt kanë edhe investimet që ne po bëjmë në pajisjet më të reja. Pesë maternitete të rindërtuara dhe në rindërtim jemi duke avancuar. pesë spitale të tjera, janë duke u rindërtuar, që nga ai i sëmundjeve të brendshem, materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, spitali i Laçit apo Kukësit. Do të vijojmë me ndërtimin e kantierit të shëndetësisë. Ai i Fierit do të jetë ekselent dhe do të jetë spitali që do të pilotoj autonominë spitalore. Me të gjitha investimet e kryera ne bëhemi gati të ndërmarrim dhe të ecim.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 10:52

TIRANE- Politika shqiptare ka 24 orë që hesht për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi hapur dje ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Do...