Politike

9 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA

TIRANE- Politika shqiptare ka 24 orë që hesht për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi hapur dje ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Doshi, duke sjellë në vëmendje ndalimin e hyrjes së tij në SHBA. Deri më tani, Doshi nuk ka bërë asnjë reagim për deklaratën e Kim, ndërsa ai dhe partia e tij pritet me siguri të garojnë në Shkodër.

Por 3 vite më parë, kur në media u publikua lajmi se Tom Doshit iu refuzua viza amerikane dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte futur në listën e zezë, si një zyrtar të korruptuar, Doshi dha një reagim për mediat. Ai tha se nuk kishte nevojë për vizë amerikane, pasi familjarisht ishte me shtetësi australiane.

“Fëmijët e mi janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr. E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet. Merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë.

Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë në shtet, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet. Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam. Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë çështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, por pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time të kërkoj “pse”.

CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë. Pse e bëni kaq të madhe, jam njeriu më i votuar në Shqipëri. Unë s’kam bërë korrupsion, jam në rregull. Mos u shqetësoni për këtë punë”, shprehej Doshi asokohe.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll