Politike

Arrestimet te ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Lajm i mirë! Qytetarët të mos ngurrojnë të denoncojnë

9 Shkurt 2021, 10:36 Nga DOSJA
Arrestimet te ‘Shefqet Ndroqi’, Rama: Lajm i mirë!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e sotme për mediat duke komentuar arrestimet që u bënë ditën e djeshme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku u shoqëruan në polici ‘bashkëpunëtorët’ e Tire Alldervishit. Rama tha se për këto raste falenderon mediat që i bënë publike raste të tilla. Më tej ai u shpreh se ky është një lajm shumë i mirë pasi këto raste kanë ndotur imazhin e bluzave të bardha.

Lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe të katër xhakaidurëve të tjerë në kuadrin e hetimeve të thelluara që nisën pas denoncimit publik të një zonje, qytetareje, lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në cdo drejtim që e shohin të arsyeshme, përfshirë edhe mediat investigative.Një rast skandaloz e kaq domethënës, është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël, por e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve të tyre por edhe të performancës që vazhdon.Një mesazh i qartë edhe për të ardhmen, pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës së sistemit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konference per mediat edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 07:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në banesën e rindërtuar nga qeveria pas tërmetit. Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dh...