Politike

‘Shefqet Ndroqi’ pa skaner/ Rama nxjerr si gënjeshtar drejtorin e spitalit: I ka të gjitha aparaturat në punë (Por ç’

9 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
‘Shefqet Ndroqi’ pa skaner/ Rama nxjerr si gënjeshtar drejtorin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nxjerrë sot si gënjeshtar drejtorin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, i cili pohoi dje se skaneri i spitalit nuk punon prej ditësh, pasi nuk i punon llampa. Në komunikimin e sotëm me gazetarët, Rama tha se spitalet Covid nuk kanë asnjë mangësi, përfshirë këtu aparaturat dhe strukturën e bluzave të bardha.


“Spitalet Covid janë të pajisuara me të gjitha mjetet. Nuk mundon agjë. I kanë të gjitha aparaturat. Janë 3656 bluza të bardha që vijojnë të marrin bonusin. Janë edhe 464 të rinjë që janë futur në strukturuar spitalore. Është punuar dhe vazhdon të punohet për plotësimin e stafit,”- tha Rama ndër të tjera.

Por çfarë deklaroi Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi?

Një natë më parë, në fjalën e tij në emisionin “Open”, në debat me ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu, ai u shpreh se denoncimi është i vërtetë. Sipas tij, skanerit i është prishur llampa prej 10 ditësh.  “Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është djegur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”-tha shefi i spitalit.

Historia është pak a shumë e ngjashme me atë të tërmetit të vitit 2019, kur Shqipëria nuk arriti dot të regjistronte lëkundjet që morën 51 jetë njerëzish. Asokohe, sizmiologu  Llambro Duni zbuloi se aparatura që mat lëkundjet sizmike në Durrës ka qenë jashtë funksionit, për shkak të një UPS.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama perlat kapisyzi rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama perlat kapisyzi rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll