Politike

Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS

9 Shkurt 2021, 10:33 Nga DOSJA
Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër

TIRANE- Nga nesër Shqipëria do të ketë shtrëngim të masave për të evituar përhapjen e koronavirusit. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama i cili pohoi se Komiteti do të marrë nesër vendimin për të vendosur masat kufizuese, e po ashtu rritje të gjobës për lokalet dhe subjektet që shkelin masat kundër COVID19. Në një bashkëbisedim me gazetarët ku foli për më shumë se 90 minuta, kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku tema kryesore ishte COVID19 dhe skandali me korrupsionin tek “Shefqet Ndroqi”, ku janë prangosur 4 persona, pas zbulimit të rastit të Tire Alldervishit. Rama tha se ndihet i lumtur që këto arrestime kanë ndodhur, ndërsa kur u pyet ministrja Manastirliu për hetimin e SPAK në lidhje me blerjen e kiteve (testeve) dhe respiratorëve për COVID19, që qeveria i bleu me disa herë çmim më të lartë, Rama dhe Manastirliu thanë se hetimi provoi që nuk ka asnjë shkelje në procedurat e blerjes. 


Kryeministri foli për përhapjen e virusit dhe vaksinën, ndërsa nuk dha asnjë lajm të mirë, se kur do të vijnë në Shqipëri dozat e tjera që priten të vijnë, apo sesi do të vijojë procesi i vaksinimit. Por Rama konfirmoi se mbyllje totale nuk do të ketë më. “Nuk mund të rrimë mbyllur si Luigji i gjashtë”-tha Rama, teksa u përgjigj pyetjes se pse Shqipëria sot që ka kaluar më shumë se 1 mijë raste ditore nuk ka masa të forta kufizuese, ndërsa në mars të 2020-ës ishte në karantinë. 

Shefi i qeverisë dënoi edhe politikanët që kanë shkelur rregullat kundër COVID19, Rama tha se presidenti, opozita, kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi por edhe deputetët e Partisë Socialiste, kanë shkelur rregullat në takimet e fushatës dhe për këtë do të përballen me ligjin. “Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Janë të gjitha takime legale. Ka edhe takime ilegale por Presidenti i bën kokë më kokë me ata të OFL-së”, tha Rama, duke thumbuar presidentin Ilir Meta, të cilin e akuzon prej kohësh se takohet me subjekte të Operacionit Forca e Ligjit. 

Kryeministri foli edhe për dëbimin e diplomates Jonida Drogu nga Rusia dje . “Ka një ulje të temperaturave”-tha Rama- por vetëm kaq besoj”. 

Pak para se të mbyllte konferencën me gazetarët, Rama u pyet edhe për deklaratën e fortë të ambasadores Yuri Kim e cila kërkoi ndalimin e kandidimit për deputetin Tom Doshi. Rama mohoi të fliste për këtë çështje duke ia hedhur fajin gazetarëve që sipas tij: “Sa herë të më pyesni për ambasadore, nuk do jap përgjigje se keni abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston, se faktikisht përgjigja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë që nuk ka nevojë që të vini ambasadoren amerikane përpare për të më kujtuar detyrën se këtë e di vetë, krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, tha Rama.

Kryeministri komentoi me ironi pasi u pyet edhe pamjet që bënë xhiron e rrjetit për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili u shfaq duke gatuar pranë familjes të shtunën. “Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë…dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, tha Rama duke qeshur. 

(F.M;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konference per mediat edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 07:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në banesën e rindërtuar nga qeveria pas tërmetit. Së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dh...