Meta takon studentët ekselentë në Korçë: Koha të bashkojmë forcat për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa!
9 Shkurt 2021, 11:04Nga DOSJA
KORÇË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me një grup studentësh korçarë të ekselencës, të cilët i kanë treguar Metës, problematikat me të cilat po përballen gjatë periudhës së pandemisë. Ata kanë thënë se kanë shumë vështirësi në mësimin online pasi disave u mungojnë dhe pasjisjte teknologjike.
Ndërkohë, Presidenti Meta, pasi ka dëgjuar studentët theksoi se Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje.
“Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut. Fatkeqësisht largimi i tyre vijon në nivele alarmante për shkak se zëri i studentëve dhe i të rinjve nuk dëgjohet. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur rininë dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipë risë. Të dëgjojmë zërin e tyre, t’u japim çdo shans, t’u krijojmë çdo mundësi dhe të rritim pjesëmarrjen e të rinjve në çdo nivel përfaqësimi. Është koha të bashkojmë të gjithë forcat dhe energjitë, për një qëllim të përbashkët: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të rikthejmë besimin e shpresën tek të rinjtë dhe tek të gjithë qytetarët, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë europiane. Unë besoj fort tek demokracia. Demokracia është fuqia e popullit. Forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë. Kjo kërkon së pari standarde europiane në edukimin dhe formimin profesional të tyre. Mbështetja për studentët e ekselencës dhe më të talentuarit është detyrë e shtetit dhe shërbimi më i mirë për të ardhmen”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka marrë shumë masa për të luftuar Covid-19.Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se në vitin 201...
Politike 9 Shkurt 2021, 10:52
TIRANE- Politika shqiptare ka 24 orë që hesht për deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi hapur dje ndalimin e kandidimit të deputetit Tom Do...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nxjerrë sot si gënjeshtar drejtorin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, i cili pohoi dje se skaneri i spitalit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur premtimin e tij të bërë edhe më herët në lidhje me shëndetësisnë falas.Në një komunikim me gazetarët, Rama th...
TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot ne Kombinat, ku ka komentuar kandidaturën e Partisë Demokratike, e cila ka vendosur në listë kreun e forumit rinor,...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e sotme për mediat duke komentuar arrestimet që u bënë ditën e djeshme në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku u sho...
TIRANE- Nga nesër Shqipëria do të ketë shtrëngim të masave për të evituar përhapjen e koronavirusit. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama i cili pohoi se Komit...
TIRANË– Programi për Mirëqënien Sociale është një nga angazhimet kryesore të qeverisë së ardhëshme të Partisë Demokratike.Një nga bashkëhartueset e program...
TIRANË– Në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja” ku u diskutua për situatën e koronavirusit në vend dhe masat e marra për përballimin e Covid-19 ...
TIRANË– Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”, ku flitet ...