Politike

Shëndetësia falas, Rama përsërit premtimin: Jemi në rrugën e duhur, s’kishim si e bënim më parë, gjetëm spitale pa b

9 Shkurt 2021, 10:46 Nga DOSJA
Shëndetësia falas, Rama përsërit premtimin: Jemi në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur premtimin e tij të bërë edhe më herët në lidhje me shëndetësisnë falas.

Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se qeveria ka nisur kurën afatgjatë për të larguar qelizat kancerogjene të prostitucionit nga sistemi i shëndetësisë.

Ai shtoi se kupola e autonomisë së shëndetësisë do të nisë nga spitali i Fierit që do të ketë një strukturë moderne dhe jo vetëm kaq. Shëndetësia falas, Rama tha se nuk është bërë më herët, pasi spitalet ishin pa banja dhe pa ilaçe, pa ngrohje dhe pa batanije, kurse tani janë të gjitha kushtet.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kurën atafgjatë edhe e suksesshme për të asgjësuar qelizën kanceroze të korrupsionit e kemi nisur. Kjo është një ambicje që nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa shtruar bazën e të gjithë infrastrukturës sonë spitalore dhe sistemit të ri shëndetësor. Edhe nës sektorin e shëndetësisë ç’ka mbetet për tu bërë është akoma më shumë se ç’është bërë. Por ajo që është bërë është një provë e rëndësishme me çfarë gjetëm. Një skandal të pashoq në mes të Europës. Sot kemi një pasqyrë krejt tjetër, në çdo pikëpamje dhe mbi këtë psqyrë, jemi në gjendje të hedhim hapin em adh. Kësaj ambicjeje i shërben edhe programi i spitalit të ri të Fierit, që siç e kam thënë dhe më parë nuk do të jetë thjesht një spital me infrastrukturë moderne. Ai spital do të jetë publik, nuk do të paguajnë shqiptarët për shërbimin që do të marrin, por modeli do të jetë shumë më i avancuar. Do të ishim shumë të lumtur nëse do ta kishim bërë më parë, por si mund ta bënim autonominë shëndetësore me spitale pa batanije, pa ushqim cilësor, pa ilaçe dhe pa banja. Kemi hapur themelet, kemi shtrirë bazën dhe tani do të plotësohet me të gjithë elementët në mënyrë që ngrehina e godian të bëhet e jetueshme. Do ta bëjmë sepse jemi në rrugën e duhur. Rruga e ndryshimit shtrohet hap pas hapi.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll