Aktualitet

9 Shkurt 2021, 10:01 Nga DOSJA

KAMËZ– Gjon Mena, banues në Kamëz dhe person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një atentati që i ishte përgatitur. Paraditen e sotme, Mena u drejtuar si çdo ditë për të hipur në mjetin e tij, pa e ditur se i kanosej rreziku. Rreth orës 10:00, ai u afrua pranë makinës së tij dhe në momentin që shpyti pultin, mjeti shpërtheu, pasi i ishte vendosur lëndë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit, makina pësoi dëme të mëdha materiale, ndërsa vetë Mena u plagos në këmbë. ‘Shënjestra’ u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen.


Mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve rreth zonës ku dhe ndodhi atentati, për të parë nëse janë pikasur personat që kanë vendosur lëndën plasëse në gomën e parë të makinës.

Pista kryesore e hetimi është e shkuara problematike e vetë pronarit të saj. Dosja.al ka mësuar se Gjon Mena është është një person me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërsa në Francë e Itali, është dënuar për vjedhje me armë me dhunë. Nuk përjashtohet edhe fakti që ngjarja e sotme të ketë qenë një ‘mesazh paralajmërues’ për Menën.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjon mena shperthen makina ne kamez gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll