Aktualitet

Kishte humbur kontaktet me familjarët! U gjet i mbytur në Kavajë, identifikohet 61-vjeçari nga Berati (EMRI)

9 Shkurt 2021, 09:09 Nga DOSJA
Kishte humbur kontaktet me familjarët! U gjet i mbytur në Kavajë,

KAVAJË– Ditën e djeshme u gjet trupi i pajetë i një 61-vjeçari në breg të detit. Mësohet se Ameli Softa është personi që u gjet i mbytur në fshatin Greth të Madh në Kavajë. Trupi i tij u gjet në bregun e detit, teksa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga grykëderdhja e lumit Shkumbin për shkak të shirave dhe përmbytjeve.

Softa me banim në Berat kishte humbur kontaktet që më datën 7 shkurt me gjithë të afërmit, teksa dje u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ameli softa trupi i pajet ne kavaje ameli softa trupi i pajet ne kavaje

Sondazh

Poll