Aktualitet

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Orikum, trupi i pajetë i barit gjendet në rrugë (EMRI)

9 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Orikum, trupi i pajetë i

VLORË– Trupi i pajetë i një person është gjetur mëngjesin e kësaj të marte në Orikum, në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se viktima i identifikuar si Kostandin Kume me profesion bari, është gjetur në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë. Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI:

Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kostandin kume kostandin kume

Sondazh

Poll