Aktualitet

Shpërndante drogë në doza të vogla, policia arreston 30-vjeçarin në Durrës, skuestrohet mjeti”Peugeot”, 3 aparate cel

9 Shkurt 2021, 08:53 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në doza të vogla, policia arreston

DURRËS- Një 30-vjeçar nga Maminasi është arestuar ditën e sotme pasi është kapur me doza kokaine.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në Maminas, personin me iniciale R. V., i cili po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë. Ndërkoë policia bën me dije se 30-vjeçarit i është sekuestruan edhe një automjet, 3 celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e kokainës.

Sa i përket masave të pandemisë, Policia ka gjobitur një lokal me 1 milion lekë për shkelje të protokolleve të sigurisë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Policia e Durrësit ka goditur brenda muajit shkurt, rastin e tretë të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 4 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari një lokali që vijonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
R. V., 30 vjeç, banues në Maminas, Durrës. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në Maminas, shtetasin R. V., i cili po drejtonte mjetin tip “Peugeot” dhe nga kontrolli i ushtruar në mjet iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, mjeti tip “Peugeot”, 3 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një lokali: Shtetasin S. C., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në durrës arrestohet 30-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll