Aktualitet

Në kërkim nga policia për vjedhjet në farmaci dhe banka! Kristi Çinari shkoi deri në Kosovë, ndryshoi dhe identitetin, fa

9 Shkurt 2021, 08:32 Nga DOSJA

TIRANË– Udhëtimi i fundit i Kristi Cinarit ishte në Kosovë aty ku u mundua të humbiste gjurmët! Ai ishte i pajisur me kartë identiteti false kosovare me emrin e një këngëtarit, të quajtur Blerim Krasniqi por pavarësisht kësaj përpjekje arratia e tij nuk ka zgjatur për shumë kohë. Nuk dihet nëse Cinari ka kryer vjedhje në Kosovë.

‘Balkanweb’ ka siguruar foton e kartës së identitetit të të riut.

I riu vendosi që të kthehej në Tiranë për të kryer një tjetër vjedhje. Ai tentoi të hynte në zyrat e UKT-së në rrugën “Sitko Çiço” mirëpo këtë radhë nuk i shpëtoi dot policisë duke bërë që kjo tentativë të ishte e fundit për të.

Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerim krasniqi kristi cinari blerim krasniqi kristi cinari

Sondazh

Poll