Aktualitet

U gjet i mbytur tre ditë më parë në bregdetin e Durrësit, policia jep njoftimin për ngjarjen: Banonte i vetëm!

9 Shkurt 2021, 09:14 Nga DOSJA
U gjet i mbytur tre ditë më parë në bregdetin e

DURRËS-Policia ka dhënë detaje për trupin e pajetë të një personi i cili është gjetur pak ditë më parë në bregdetin e Durrësit. Personi mendohet se është mbytur që në 6 shkurt të këtij viti. Personi i gjetur i mbytur është A.I.

NJOFTIMI:

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më datë 06.02.2021 se në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull i paidentifikuar, ju njoftojmë se nga specialistët e Stacionit së Policisë Plazh, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje person i pajete ne durres gjendet nje person i pajete ne durres

Sondazh

Poll