Aktualitet

Hedhja e pacientëve nga spitali/ ‘Plas’ DEBATI në studio, Mërtiri lëshon akuza të forta: Nuk morën shërbimin

9 Shkurt 2021, 08:31 Nga DOSJA
Hedhja e pacientëve nga spitali/ ‘Plas’ DEBATI në studio,

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj dhe aktivisti Ergys Mërtiri, janë përfshirë në një debat bmbrëmjen e djeshme. 

Në studion e ‘Open’ ka qenë Mërtiri, i cili teksa ka four në lidhje me hedhjen e pacientëve nga spitali, ku ka thënë se shkak për këtë është bërë mungesa e shërbimit që kanë pasur pacientët. Por pas kësaj deklarate ka ndërhyerë menjëherë Brataj i cili i është drejtuar duke i thënë se pacientët kanë marrë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe këtë e kanë të faktuar nga shumë pacientë që kanë folur.

“Sistemi është i kalbur prandaj dhe shërbimi nuk ka qenë ai i duhuri, prandaj ekzistojnë ato si Tirja e shumë të tjera si ajo, nuk është faji vetëm tek ajo, se në vende të tjera të botës nuk ndodh. Nuk ndodh në Gjermani e Itali që të marrin lekë. Shërbimi juaj i ka shtyrë deri në vetëvrasje ato 5 persona që janë hedhur nga dritaret e spitaleve,” tha Mërtiri.

“Ty të vijë turp që nxjerr këto nga goja ndaj bluzave të bardha, se kanë bërë punën më të mirë për pacientët. Kush je ti që flet se pse janë vetëvrarë ata, ku di gjë ti për depresionin,” tha Brataj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergys mertiri skender brataj ergys mertiri skender brataj

Sondazh

Poll