Aktualitet

Kafka në gishtin tregues, del fotoja e dorës së të riut të mbytur në Vlorë, tatuazhi mund të ndihmojë në identifikimin

9 Shkurt 2021, 08:57 Nga DOSJA
Kafka në gishtin tregues, del fotoja e dorës së të riut

VLORË– Fotoja që po shikoni tregon dorën e 30-vjeçarit që u gjet u mbytur një ditë më parë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Në këtë dorë duke tatuazhet që ka i riu, që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij. Siç edhe shihet, në gishtin tregues të dorës së majtë, i riu ka një kafkë.

Rreth gishtit të madh, duket një tjetër tatuazh. Edhe në kyçin e odrë, ka një tjetër tatuazh. Këto shenja mund të ndihmojnë në identifikimin e të riut, që u gjet i mbytur një ditë më parë.

Ai u gjet i pajetë një ditë më parë në në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Fillimisht u dyshuar se bëhej fjalë për ndonjë peshkatar të zonës, por hetuesit janë të bindur që ai nuk është i tillë. Ndërkohë sot është konstatuar se i riu ka hematoma në kokë, gjë që nënkupton se ai është dhunuar dhe më pas është hedhur në ujë.

Pritet identifikimi i viktimës për të zbardhur më shumë detaje mbi shkaqet që e çuan deri aty.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i mbytur 30-vjecari ne vlore gjendet i mbytur 30-vjecari ne vlore

Sondazh

Poll