Aktualitet

Aksidentuan për vdekje 25-vjeçaren në Kamëz dhe plagosën babain e saj, vihen në pranga dy drejtues mjetesh (EMRAT)

9 Shkurt 2021, 08:10 Nga DOSJA
Aksidentuan për vdekje 25-vjeçaren në Kamëz dhe

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh: Mevlan Abazi dhe Ervin Bace pasi kanë aksidentuar për vdekje ditën e djeshme Ariola Aliajn si dhe kanë plagosur babain e saj, 58-vjeçarin i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi përballë një parkingu në ‘’Bulevardin Blu’’ në Kamëz ndërsa vetë drejtuesit e mjeteve i dërguan në spital me mjetet e tyre. Mësohet se e reja me të atin po ecinin në këmbë në atë zonë kur janë përplasur nga mjetet. Sadik Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J(E). R., 26 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur biçikletën e shtetasit Q. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua biçikleta.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmin seksual”.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.G. Sh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me deme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariola alia vdes 25 vjeçarja ariola alia vdes 25 vjeçarja

Sondazh

Poll