Aktualitet

‘Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron’!/ Si u prangos Kristi Cinari, hajduti i farmacive dhe i pikës së dhënies

9 Shkurt 2021, 08:09 Nga DOSJA
‘Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron’!/ Si u

TIRANË– Kristi Çinari, i pastrehu që prej vitesh grabiste farmaci e zyra të ndryshme u prangos një natë më parë teksa tentonte të bënte goditjen e radhës. Dosja.al ka mësuar se Çinari është prangosur në rrugën “Sitko Çiço” në Tiranë teksa grabiste zyrat e UKT-së.

Kjo ishte dhe tentativa e fundit për të pasi policia e kapi në flagrancë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, të riut të shpallur në kërkim për një seri vjedhjesh që ‘tërbuan’ uniformat blu, iu gjet dhe ju sekuestrua edhe një pistoletë e llojit çakmak.

Pasi grabiti institucionin financiar ‘Kredo.al’ dhe dy farmacitë një muaj më parë, Çinari mundti të udhëtonte drejt Kosovës dhe këtë herë duke përdorur një identitet të rremë. Me një kartë identiteti false, e cila mbante emrin e një këngëtari kosovar, Besim Krasniqi, 22-vjeçari mundi të kalonte kufirin dhe të qëndronte për disa ditë në vendin fqinj.

Por ‘aventura’ e Kristi Çinarit në Kosovë nuk zgjati shumë, pasi ditën e djeshme ai u kthye në Tiranë, ku dhe u kap nga policia. Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare. Tashmë ai do të akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kristi Çinari është autor i:

1-I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”;

2-I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark.

3- I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”;

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kristi çinari kristi cinari arrestohet kristi çinari kristi cinari

Sondazh

Poll