Aktualitet

Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri më datën 22 shkurt 

9 Shkurt 2021, 08:01 Nga DOSJA
Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar

KAPSHTICË– Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22 shkurt.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka bërë të ditur se ky vendim është marrë nga autoritete greke, dhe kjo për shkak të rritjes së astve të të reja me koronavirus që janë regjistruar, gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Kështu, deri më këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të qëndrojë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet pika kufitare ne kapshtice mbyllet pika kufitare ne kapshtice

Sondazh

Poll