Aktualitet

Kishte mbushur servisin me 25 mjete luksoze, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan, si i solli ‘bishat’ nga Anglia

9 Shkurt 2021, 07:56 Nga DOSJA
Kishte mbushur servisin me 25 mjete luksoze, arrestohet 38-vjeçari

ELBASAN– Një 38-vjeçar i identifikuar si Ervin Çerekja, banues në Lagjen “Shënkoll” të Elbasanit është arrestuar pasi akuzohet për kontrabandë dhe fshehje të të ardhurave.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Çerekja kishte 25 mjete luksoze në servisin e tij, të cilat ishin hapur për pjesë këmbimi.

Pas kontrollit, u vërtetua se asnjëra prej mjeteve nuk ishte zhdoganuar në kufi, duke bërë kështu që Çerekja të shmangte detyrimet tatimore. Hetimet paraprake kanë zbuluar se Çerekja i kishte sjellë makinat nga Anglia përmes rrugëve të dyshimta.

Njoftimi i policisë: Seksioni për Krimin Ekonomiko Financiar në Drejtorinë Vendore Elbasan ka arrestuar shtetasin E.Ç., 38 vjeç, banues në Lagjen “Shënkoll” të Elbasanit. Akuzohet për veprën penale “Kontrabandë dhe mallra të tjerë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” si dhe “Fshehja e të ardhurave”. 38-vjeçari kishte në servisin e tij 25 automjete luksoze të cilat ishin hapur për pjesë këmbimi, ndërsa rezultoi se për asnjërën prej tyre ai nuk kishte kryer procedurat e zhdoganimit duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervin cerekja elbasan ervin cerekja arrestohet ervin cerekja elbasan ervin cerekja

Sondazh

Poll