Bota

E rëndë në Greqi! Automjeti përplas për vdekje 8-vjeçarin shqiptar. “Bashkimi Shqiptar Zakynthos”: Ngushëllime familj

8 Shkurt 2021, 22:19 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi! Automjeti përplas për vdekje

GREQI- Ditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 24-vjeçar grek ka përplasur për vdekje një 8-vjeçar shqiptar nga Berati

Lajmin e ka bërë të ditur  shoqata shqiptare “Bashkimi Shqiptar Zakynthos”, ku bën të ditur se në vendngarje ka mbërritur me menjëherë policia, ku dhe ka arrestuar autorin e aksidentit.

Shoqata teksa ka shprehur keqardhjen për ngjarjen tronditëse ka shprehur dëshirën që të ndihmojë familjen Kamberi nga ana ekonomike.

NJOFTIMI

 “Bashkimi Shqiptar Zakynthos”, shpreh keqardhje për ngjarjen e sotme, dt.08 – 02 – 2021, të aksidentit që ndodhi në orët e paradites së sotme.
Nga shpejtësia dhe pakujdesia e një djali vëndas, i moshës 24 vjeçare, i cili udhëtonte me një motoçikletë, i mori jetën një djali 8 vjeçar, emigrant nga Berati, duke e përplasur nëasfalt. Në vendgjarje erdhi menjëherë policia rrugore, e cila arrestoi shkaktaritn e aksidentit, i cili u gjend edhe i pa paisur me leje qarkullimi.
Nuk gjejmë fjalë të shprehim ngushëllimin tonë familjes Kamberi, për humbjen e parakohëshme të djalit të tyre. Së bashku me ngushëllimet, shoqata shpreh dëshirën ta ndihmojmë sado pak ekonomikishtë, në këto ditë të vështira. Kush dëshiron ta ngushëlloj, mund të komunikoj me familjarin, në çdo orë tek kafeneja e Nardit, tek shatërvani, deri nesër në drekë që do të nisen për të çuar trupin e të aksidentuarit në atdhe. Edhe një herë, shprehim ngushëllimet tona me lot në sy familjes së Eduart Aliçani Kamberi. Nga stafi drejtues
Zakynthos më 08-02-21

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vdes 8 vjecari vdes 8 vjecari

Sondazh

Poll