Bota

FOTO/ Kreu i LVV-së Kurti dhe presidentja Osmani vijojnë takimet në Viti

8 Shkurt 2021, 18:43 Nga DOSJA
FOTO/ Kreu i LVV-së Kurti dhe presidentja Osmani vijojnë takimet

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga numri dy në listën e partisë së tij, Vjosa Osmani dhe mbështetës të tjerë kanë vijuar tubimet në sheshin “Njazi Azemi” në Viti.

Sipas Telegraf, në shesh është një numër i lartë mbështetës të LVV-së që mbajnë dhe flamujt kombëtar.

Gjatë ditës së sotme, LVV-ja ka zhvilluar edhe një tubim në Kamenicë, ku pas takimeve Vjosa Osmani ka postuar në Facebook se Kamenica është e gatshme për ndryshim.

“U zotuam se me një shumicë parlamentare që do ta marrë besimin më 14 shkurt do ta bëjmë të mundshme një perspektivë, në të cilën shteti është përveç se garantues edhe lehtësues i jetës së qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

 

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:50

VOA: E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

BRUKSEL- Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evrop...