Bota

Vdes një 70-vjeçar në SHBA! Rrëzohet pa ndjenja 25 minuta pasi kishte marrë vaksinën anti-COVID

8 Shkurt 2021, 20:51 Nga DOSJA
Vdes një 70-vjeçar në SHBA! Rrëzohet pa ndjenja 25 minuta

SHBA-Një i moshuar, 70 vjeç nga Manhata, ka ndërruar jetë pak pasi ka marrë vaksinën anti-COVID.  Sipas DailyMail, ende nuk bëhet e ditur se cilën vaksinë ka marrë i moshuari. Doktor Howard Zucker, një doktor në Nju Jork ka thënë se 70-vjeçari është rrëzuar jashtë qendrës së vaksinimit, 25 minuta pasi kishte marrë dozën e parë.

Autoritet u munduan ta shpëtonin burrin, i cili ende nuk është identifikuar, por ai u shpall i vdekur në spital vetëm pak minuta më vonë.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet, pasi është e paqartë nëse vdekja e burrit është e lidhur me vaksinën. Reaksionet anësore ndaj vaksinës konsiderohen jashtëzakonisht të rralla, me ato pak raste që konsiderohen zakonisht një reaksion alergjik.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdes i moshuari pasi merre vaksinen vdes i moshuari pasi merre vaksinen

Sondazh

Poll