Bota

I quajti “kanaçe politike”/ Deputeti i LVV-së i përgjigjet Isa Mustafës: Kemi për të shkarkuar edhe ty, si Veliun

8 Shkurt 2021, 19:51 Nga DOSJA
I quajti “kanaçe politike”/ Deputeti i LVV-së i

KOSOVË-Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, ka paralajmëruar shkarkimin e liderit të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se: Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më!

Reagimi i tij vjen pas postimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili i vlerësoi  si “kanaçe politike” partinë LVV.

“Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj,”-ka thënë ai. 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur udhëhiqte me qeverinë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kishte shkarkuar ministrin e brendshëm të LDK-së, Agim Veliun si dhe zëvendëskryeministrin në detyrë të po kësaj partie, Avdullah Hotin.

Kosova në zgjedhje, 5 ditë na ndajnë nga momenti i shumëpritur, Kurti dhe Osmani flasin për “The Guardian”, Hoxhaj merr urime nga ish-sekretari i OIC-së : VV meriton të vijë në pushtet

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dimal basha isa mustafa zgjedhjet ne kosove dimal basha isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 17:50

VOA: E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

BRUKSEL- Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evrop...