Bota

Zbulohen abuzime, Holanda ndalon rreptësisht birësimet

8 Shkurt 2021, 21:08 Nga DOSJA
Zbulohen abuzime, Holanda ndalon rreptësisht birësimet

HOLANDË– Holanda po pezullon të gjitha birësimet nga jashtë, pasi një hetim zyrtar zbuloi shumë abuzime. Sipas BBC, hetimi  u përqendrua në birësimin e fëmijëve nga Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Indonezia dhe Sri Lanka nga 1967 deri në 1998.

Ministri për Mbrojtjen Lokale Sandër Dekker tha se qeveritë holandeze kishin dështuar për vite me radhë për të ndërhyrë lidhur me abuzimet. 

“Qeveria nuk ka bërë atë që duhet të pritet prej saj dhe duhet të kishte marrë një rol më aktiv në parandalimin e abuzimit, dhe ky është një vëzhgim i dhimbshëm,”-ka thënë ai. 

Komiteti hetimor zbuloi se zyrtarët e qeverisë holandeze ishin të vetëdijshëm për situatën dhe se disa ishin të përfshirë në abuzime, megjithëse nuk gjeti prova.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biresimi ne holand biresimi ne holand

Sondazh

Poll