Bota

Akuzohej për pjesëmarrje në grupe terroriste/ Egjipti liron gazetarin Mahmoud Hussein pas katër vitesh

8 Shkurt 2021, 20:20 Nga DOSJA
Akuzohej për pjesëmarrje në grupe terroriste/ Egjipti liron

EGJIPT-Autoritetet egjiptiane kanë liruar ditën e djeshme gazetarin e Al Jazeera Mahmoud Hussein, i cili ishte mbajtur në paraburgim për më shumë se katër vjet.

Sipas mediave të huaja, ai u lirua me 6 shkurt dhe u ribashkua me familjen e tij. Huseini u arrestua me mbërritjen e tij në Egjipt në 23 Dhjetor  të vitit 2016 në një fluturim nga Katari, ku ai punoi si producent në selinë e Al Jazeera. Ai kishte udhëtuar në Egjipt për të vizituar familjen e tij egjiptiane, por u arrestua me akuzat e anëtarësimit në një grup terrorist dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (RSF) ka dënuar “sulmin” e mediave dhe gazetarëve në Egjipt që nga grusht shteti ushtarak që solli gjeneral Abdel Fattah el-Sisi në pushtet në 2013. Numri i gazetarëve dhe blogerëve të arrestuar në Egjipt është 33. Kjo është më shumë se në çdo vend tjetër në botë përveç Kinës dhe Arabisë Saudite. RSF vazhdon fushatat në emër të të gjithë gazetarëve që janë burgosur padrejtësisht në Egjipt dhe gjetkë në botë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mahmoud hussein mahmoud hussein

Sondazh

Poll