Ish-ambasadori amerikan komenton letrën e Joe Biden: Serbia do të përballet me presione për njohjen e Kosovës
8 Shkurt 2021, 19:21Nga DOSJA
KOSOVË-Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, ka komentuar letrën që ka dërguar presidenti amerikan Joe Biden, liderit serb Aleksandër Vuçiç, ku i ka kërkuar njohjen e Kosovës.
Sipas Insajder, Montgomery ka thënë se kjo kërkesë e Biden ka qenë e pritshme dhe se ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, ku sipas tij do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian.
“Prandaj, qeveria serbe do të përballet me presion të vazhdueshëm në muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë se Vuçiç do ta gjejë veten duke u përballur me një zgjedhje të vështirë,”-ka thënë ai.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi ditëm e djeshme, i ka kërkuar Vuçiçit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën. Pas letrës ka ardhur dhe reagimi i Vuçiç, i cili ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kandidati i Aleancës Kosova e Re (AKR) për deputet të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listë të përbash...
KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga numri dy në listën e partisë së tij, Vjosa Osmani dhe mbështetës të...
BRITANI– Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garanton vaksina kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania AstraZeneca, ndaj variantit të Af...
KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka publikuar një video teksa ndodhej në makinë, ku ka folur për zgjedhjet.Në video, Kurti shpre...
ITALI- 35 kilogram kokainë dhe 700 gram marijuanë, janë sekuestruar ditën e sotme në një shtëpi emigrantësh shqiptarësh në Itali. Mediat vendase, bëjnë me dije ...
EUROPË– Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuar nga një diplomat rus pas vendimit të Moskës për largimin e tre diplomatëve evropianë nga vendi.Kremlini a...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evrop...
KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tubim në komunën e Istrogut. Sipas Gazeta Express, gjatë këtij takimi is...
KOSOVË – Kandidati i Partisë Lëvizja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin hekurudhor Prishtinë-Durrës, mode...
KOSOVË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë përmes një njoftimi kanë thënë se do të vazhdojnë t’i monitorojnë nga afër numërimin e votave që vijnë nga d...